Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kadri Veseli në Hagë, Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e tij: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm, dyshime që arratiset!

18:37 19/01/2021
Reading Time: 4 min lexim

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka dërguar argumentet e saj në Gjykatën Speciale ditën e premte, për ta kundërshtuar kërkesën e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, për ta liruar ish-kreun e PDK-së përkohësisht nga paraburgimi.

Në një përgjigjje të Prokurorisë Speciale, janë renditur argumentet se përse Kaderi Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.

“Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të mbajtjes anembanë, përfshirë vrasjet dhe torturat. Krimet e paraqitura në akuza kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm.

Kjo perspektivë krijon rrezik të vazhdueshëm të arratisjes së tij, që do të rritet vetëm pasi Veseli do të mësojë fushën e plotë të provave kundër tij”, thuhet mes tjerash në përgjigjien e Prokurorisë.

Në materialin e Prokurorisë Speciale në Hagë thuhet se gjykatësi Nicolas Guillou duhet t’i ketë parasysh tri gjëra përpara se të vendos për lirimin ose mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të kuptojë se: (i) ekziston një dyshim i bazuar se Veseli ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DHSK’); dhe (ii) ekzistojnë shkaqe të artikulueshme për të besuar se:

(1) ekziston rreziku jashtë funksionit; (2) Veseli do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës penale, duke përfshirë deri në ndikimin e dëshmitarëve, viktimave ose bashkëpunëtorëve; ose (3) seriozitetin e krimit, ose mënyrën apo rrethanat në të cilat është kryer dhe karakteristikat personale të Veselit, sjellja e kaluar, mjedisi dhe kushtet në të cilat ai jeton ose rrethana të tjera personale tregojnë një rrezik që ai të përsërisë veprën penale, të përfundojë një krim në tentativë ose të kryejë një krim të cilin ai ka kërcënuar se do ta kryejë”, thuhet tutje në materialin e këtij organi, që e konsideron jo bindës kërkesën e mbrojtjes së Veselit për lirim të përkohshëm.

Kryeprokurori Smith dhe ekipi i tij i japin rëndësi të veçantë të kaluarës së Veselit në inteligjencë, si shkak për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim.

Për Zyrën e Prokurorisë Speciale, përvoja e Veselit në inteligjencën kosovare gjatë luftës dhe pas saj,  është potencialisht e dhënë e rëndësishme që ai mund të arratiset.

“Për më tepër, Veseli është një nga zyrtarët më me përvojë të inteligjencës në Kosovë, shef i mëparshëm i shërbimeve të inteligjencës së UÇK-së dhe Shërbimit Informativ të Kosovës (‘SHIK’).

Kur kjo kombinohet me statusin e tij si figurë publike, është përtej diskutimit që Veseli ka njohuri teknike dhe rrjet për të ikur nga drejtësia”, deklarohet në përgjigjen e kryeprokurorit Smith.

Prokuroria i mbështet pretendimet e saj duke theksuar se “Veseli mund të udhëtojë në mbi 180 vende në botë”, ndërsa përmend paraqitjen e tij gjatë intervistimit para hetuesve të Speciales, që sipas tyre, s’e mohojnë rrezikun e arratisjes së tij.

“Paraqitja e Veselit në një intervistë të ZPS-në, sjellja e tij pasi u emërua si një personi i paditur dhe letra që e ofron avokati i tij që Veseli të udhëtojë në Hagë vështirë se mohojnë rrezikun e arratisjes”, thuhet në këtë material.

Prokuroria pretendon se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se Veseli ka mjete për t’i bërë ata të heshtin.

“Kur ekziston një klimë frikësimi e dëshmitarëve, i akuzuari do të ketë më shumë mjete në dispozicion të tij për t’i heshtur dëshmitarët dhe do të përballet me më pak rrezik zbulimi ose denoncimi kur ai e bën këtë. Për më tepër, klima e frikësimit e cila ekziston në mënyrë të padiskutueshme në Kosovë, në mënyrë të qartë, nuk është rrethana e vetme e pretenduar në mbështetje të ndalimit të Veselit”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë Speciale.

Po kështu, Zyra e Prokurorisë Speciale, deklaroi se: “është vërtetuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimit” nga ana e Veselit, sepse “Pozicionet e dikurshme dhe aktuale të Veselit lejojnë mobilizimin e një rrjeti mbështetësish” dhe “përpjekjeve të Veselit për të ndërhyrë në dëshmitarë”.

Mbrojtja e Veselit për lirimin nga paraburgimi të ish-kryetarit të PDK-së ka paraqitur një listë të kushteve që është zotuar se do të plotësoheshin në rast të lirimit të tij.

Ndër të tjera, Ben Emmerson, avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ka kërkuar edhe një seancë paragjyqësore për ta trajtuar këtë çështje.

Mirëpo ZPS konsideron se “asnjë kombinim i kushteve të propozuara nuk i afrohet zbutjes së vargut të rreziqeve që paraqet Veseli nëse lirohet”.

Prokuroria ka përshkruar ndër të tjera se Kadri Veseli “tashmë ka demonstruar se është i motivuar të arratiset”./Gazetareforma.com/

Etiketa: Gjykata SpecialeHagekadri veselikerkesaLirimi i perkohshem nga paraburgimiMospranimi nga Gjykata

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Mori karton të kuq pasi goditi me shpullë kundërshtarin, Barcelona apelon pezullimin e ndeshjeve për Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.