Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kadilli: Raporti i ODIHR-it pohoi deformimin e zgjedhjeve, ja misioni i PD-së

15:08 28/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish-kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit, ku akuzon qeverinë. Gjithashtu, Kadilli shprehet se opozita ka detyrim të madh moral të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët shqiptarë.

“Fryma është politike, Raporti është proçedurë. Raporti i OSBE/ODHIR pohon edhe një herë deformimin e zgjedhjeve. Pohon përhapjen e gjërë të shitblerjes së votës. Pohon presionin mbi administratën. Pohon keqpërdorimin e mjeteve të pushtetit dhe avantazhe të tjera të padrejta të shfrytëzuara nga partia në pushtet. Pohon ndryshimin pa mirëkuptim të gjërë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Të gjitha këto pohime mund të thjeshtohen në një pohim të vetëm: Edi Rama nuk bën dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ka dëmtuar rëndë demokracinë, pasi ka dëmtuar zgjedhjet që janë themel i saj.

Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera.

Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm. Opozita ka detyrim edhe më të madh moral të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët. Opozita ka detyrim të jetë partner i besueshëm i qytetarëve dhe i çdo aktori të shoqërisë që kërkon konkurencë të ndershme politike, ekonomike.

Ka detyrimin të jetë partner i besueshëm i çdo institucioni që lufton krimin dhe korrupsionin e çdo forme. Ka detyrim të jetë partner i besueshëm i faktorëve ndërkombëtar që garantojnë ekzistencën dhe demokracinë tonë. PD duhet të krijojë momentin e një energjie dhe force të re qytetare që të përmbysë me votë masive pushtetin.  Kjo është politike. Deri atëhere raportet mbeten proçedurë”, shkroi Kadilli.

Etiketa: Kadillipdraporti

Të lidhura

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet
Kryesore

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit:...

12:55 27/06/2025
Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore
Kryesore

Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë këtë të premte rreth orës 10:00 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

11:50 27/06/2025
Para
Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë regjistruar

Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë regjistruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

16:10 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

13:24 27/06/2025
Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

13:13 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.