Në Shqipëri është bërë e modës termi “oligark”, madje ai përdoret rëndomtë nga opozita, e cila çdo sulm ndaj firmave e lidh me biznesmenë që fitojnë tenderë pa fund nga qeveria.
Por sulmet nga podiumet e opozitës duken qartazi që janë selektive, pasi ato mund të bëhen për interesa të caktuara, duke fshehur apo mbrojtur kompani që kanë fituar miliarda nga fondet e shtetit.
Një ndër këto firma që ka marrë tendera pafund është kompania “Gjikuria Sh.p.k”, e cila kohët e fundit ka fituar dhjetëra prokurime dhe ku pjesën më të madhe i ka përfituar në Tiranë dhe Vlorë.
Miliardat e fituara janë nga prokurimet publike, ku Gjikuria, i ka si subjekt më vete, por edhe në bashkëpunim me kompani të tjera. Kjo kompani duket se gëzon mbështetjen e segmenteve të caktuara të opozitës, pa diskutuar që është e privilegjuar tashmë edhe nga qeveria socialiste.
Kush është biznesmeni Milo Gjikuria
Milo Gjikuria pronari (të paktën me letra) i kompanisë ndërtuese “Gjikuria Sh.p.k”, njihet edhe me nofkën “Ujku Plak i Dhërmiut”, pasi ka origjinën nga ky fshat bregdetar, është përfolur se po ndërton dhe po “gllabëron” pronat e banorëve të Himarës.
Por vitet e fundit edhe pse ka marrë shumë miliona euro tendera, kjo kompani dhe pronari i saj Milo Gjikuria, kanë qenë të qendër të kritikave nga mediat.
Madje në disa raste kjo kompani ka marrë edhe disa gjoba nga autoritetet shtetërore, por duket se ato nuk kanë pasur fuqi dhe kanë mbetur pa u ekzekutuar, pasi Milo duket se e ka rregulluar këtë punë…
Tenderat e fituara dhe koncesioni i rrugës
Firma Gjikuria, me president Milo Gjikuria, ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet.
Vetëm një ditë më parë “Gazeta Reforma” publikoi një lajm pikërisht për këtë kompani dhe për tenderin koncesionar të rrugës Orikum-Dukat, punimet në të cilën nuk kanë nisur ende.
Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, Gjikuria ka përfituar një shumë marramendëse për tenderat që shkojnë në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro.
Hulumtimi është bazuar te të dhënat zyrtare të dhëna nga Open Data. Pikërisht kjo kompani ka fituar tenderë pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe që për këtë Basha hesht e ruan nga rutina e tij e konferencave dhe shënjestron vetëm një biznes të vetëm.
Tenderët e fituara
– Shoqëria Koncesionare “Rruga Orikum – Llogora”- vlera e investimit 67,359,926 Euro
– Tendera të fituara si kompani Gjikuria shpk 743, 378, 477,20 lekë
Tenderë nga Bashkia Tiranë
– Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00
– Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I- 94,900,888.00
– Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I – 169909814.5
– Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga Qemal Stafa – rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl Lidhur- 161,221,244.00
Në bashkitë e tjera
– Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00
– Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam 34160214.7
– Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ”Spiro Gjiknuri’, Himarë- 42,631,935.00
– Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00
– Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel Butrinti deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00
Tenderët e fituara në bashkëpunim me kompanitë e tjera
– Bashkia Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, Gjikuria & RT – 30,561,535.5
– Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë – Gjikuria shpk dhe Sinder Ab shpk 16,748,769.00
– Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi GJIKURIA & 4 A-M shpk 470,353,557.45
– Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I – Ante Group-Gjikuria 506,696,943.00
– G.P.G. COMPANY SHPK & GJIKURIA SHPK – 114,677,817
– Lushnjë- Rikonstruksion i shkolle 9-vjeçare 4 Dëshmorët 41,463,186.00
– Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme Shaban Çollaku 73,214,631.00
– BAJRAMI N. SHPK – GJIKURIA – 5 tendera 198,272,498 lekë
Kontrata në Shëndetësi
– Gjikuria SHPK – Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër 27,372,487 lekë
– Gjikuria SHPK – Arti SHPK- 2 tendera vlera 222,094,827
– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin 36,861,650.83 lekë
– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtese dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50
Kontrata publike me Fondin e Zhvillimit Shqiptar
– Shtatë tendera për ndërtim të rrugëve në vlerën e 1,235,199,150 lekëve
/Burimi: Gazeta Shqip/Përshtati: GazetaReforma.com/