Juventus gati kontratën 4-vjeçare me mbrojtësin amerikan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kampionët në fuqi në Itali po bëjnë blerje të sigurta tani në merkaton e janarit dhe Bryan Reynolds është njëri prej tyre. Bryan ishte piketuar prej muajsh nga Juventusi dhe tani mbrojtësi i krahut të djathtë konfirmohet si prurja e radhës te juventinët.

Klubi i Dallasit do përfitojë 7 milionë euro nga shitja e 19 vjeçarit i cili kishte bërë një paraqitje shumë të mirë te amerikanët dhe për kartonin e tij ishin hedhur disa klube europiane. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bryan Reynolds, do t’i bashkohet skuadrës së Andrea Pirlos pas përfundimit të sezonit 2020/21 dhe do të nënshkruajë deri në vitin 2025 me Juventusin.

Ndërkohë Reynolds është edhe pjesë e kombëtareve të moshave të SHBA-ve, dhe në Serie A fillimisht do të luajë te Benevento me formulën e huazimit nga Juventusi deri në verë. Ky transferim është mundësuar nga Frank Trimboli, i cili tani do të merret me detajet e kontratës dhe do të konkretizojë marrëveshjen mes Dallas dhe Juventusit.

Kujtojmë se në ndeshjen e të dielës përballë Interit, skuadra e Pirlos do të zbresë në fushë me shumë mungesa pasi dy prej lojtarëve McKennie dhe Dybala u dëmtuan në ndeshjen e fundit përballë Sassuolos. Ndërkohë që pritet të ketë mungesa edhe prej Covid-19 pasi tre lojtarë janë konfirmuar pozitiv.

Shpërndaje
Share.

Komento