Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Jeta e Alvinit në rrezik, babai i tij letër publike shtetit shqiptar: Do kërkojmë llogari nëse i ndodh gjë

12:46 19/10/2019
Reading Time: 2 min lexim

Historia e Alvinit 11-vjeçar, i cili u dërgua në Siri nga nëna e tij e radikalizuar 5 vite më parë ka prekur të gjithë.

Historia u tranmetua në puntatën e fundit të emisioni “Le Iene” në Itali.

Stafi i emisionit kishte mundësuar në takim mes Afrim Berishës dhe djalit të tij, në kampin “Al-hol” në Siri.

Babai i Alvinit bën thirrje për t’i kthyer djalin në shtëpi.

Autoritetet italiane nuk mund të bëjnë asgjë, pa ndërmjetësimin e një përfaqësuesi të ambasadës shqiptare.

Ndërsa orët kalojnë jeta për Alvinin bëhet gjithmonë e më e pasigurtë, pasi kampi ndodhet në zonën ku ushtria turke po kryen bombardime.

Babai i Alvinit ka dërguarnjë letër përmes avokatit të tij Darien Levani, në redaksinë e “Faxnews”. Ai kërkon ndihmë për kthimin e djalit të tij, ndërsa thotë se koha nuk premton.

Në vijim letra plotë:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Haël.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga Shteti shqiptar.

Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Istitucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Haël ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.

Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt
Afrim Berisha
Avv. Darien Levani

Celulari shqiptar: 00355 06933447510
Celulari italian: 0039 3295327386

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, në një deklaratë për mediat, tha se ka një angazhim maksimal të qeverisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ndër të tjera ai bëri thirrje që kjo çështje të mos keqpërdoret, pasi i kalon kufinjtë e diplomacisë.

Etiketa: alvinbabileter

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para

Gjesti i turpshëm në Gostivar, mësues e nxënës përshëndesin ofensivën turke në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.