“Jepjani recetën këtij”! Kryeministrit nuk i ndahen incidentet, ja çfarë i ndodhi në Universitetin e Mjekësisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prania e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të mjekësisë është shoqëruar me një incident.

Teksa Rama mbante fjalën e tij para të pranishmëve, është përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa një i ri i ngriti zërin dhe kritikoi ashpër.

Fillimisht Rama u mundua ta kamuflonte situatën me shaka, duke u shprehur: “Ky person me siguri që është pacienti i parë që mjekët e ardhshëm duhet ta kenë si pacient”.

Mirëpo studenti vijoi më tej duke thënë: “A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”.

Pas kësaj, shakaja e Ramës mori nota më agresive teksa tha: “Jepjani pra recetën këtij”, tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë vijoi fjalën e tij, duke u shprehur se brezat e rinj të mjekëve kanë shërbime më të mira dhe se qeveria ka dhënë shuma parash të duhura, për të rregulluar sistemin shëndetësor në vend.

“Jo vetëm studentët e diplomuar, por edhe prindërit meritojnë të gjithë urimet për të punuar në këtë degë ku janë diplomuar. Ata meritojnë respekt në një vend, ku padrejtësisht është bërë zakon që të flitet pa respekt ndaj atyre që nën bluzën e bardhë shpëtojnë mijëra jetë cdo vit. Një duartrokitje në këto momente duhet t’ju shkojë të gjithë prindërve, gjyshërve dhe gjysheve. Uroj fillimin e një karriere në shërbim të drejtpërdrejt të jetës së njeriut. Ky brez ka kushte më të mira sesa brezat më herët. Kushtet sot janë më të mira. Sot nuk ka asgjë tjetër nevojë përvec aftësisë. Vendi i punës është i garantuar në bazë të meritës. Duhet t’ja dinë për nder vec vetes dhe prindërve. Dua të vë në pah se ata që dalin sot nga universiteti dhe duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit, përvec pagës, kanë edhe bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit, njësoj sa në Gjermani, pasi të paguanin të gjitha taksat që paguajnë taksat në shtetin gjerman. Ne do të rrisim masat për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut në Shqipëri. Kanë trajtim të dedikuar për ata që janë në vështirësi. Ka të shkëlqyer që nuk kanë aq kushte të mira ekonomike dhe kjo është dëshmia se të rinjtë mund t’ia dalin. Jeni dëshmitar që kanë ndryshuar kushtet në Universitetin e Mjekësisë. Shqipëria nuk është më në drejtim të paditur, sic ishte, po ka vullnetin e madh për t’u bërë ashtu sic e meritojnë këta që sot po diplomohen dhe të tjerët që do të diplomohen më pas. Sot ka meritokraci. Lëvizja e mjekëve drejt vendeve europiane me fuqi ekonomike është trend. Ne do punojmë që shqiptarëve të mos u mungojë shërbimi mjekësor. Kemi ashpërsuar dënimin penal për cdo person që ka veprime agresive ndaj profesionistëve të shëndetit. Ju uroj nga zemra shumë suksese”, u shpreh Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento