Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj ka dhënë dorëheqjen pas 7 muajsh në detyrë.
Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga nëndrejtori, Gjon Bardhi.
Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij, por të dhënat e 9 mujorit rezultojnë me një mosrealizim prej 4% të planit, që kap vlerën e 5 miliardë lekëve.
Gjokutaj e dha dorëheqjen të hënën por pranimi është bërë dje.
Largimi i Gjokutajt vjen në një kohë kur policia ka nisur kontrolle në portet dhe doganat e vendit.
Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, gjatë një aksioni blic në policinë e Tiranës u shoqëruan 7 persona.