“Jeni super, ju dua shumë”, Rama mesazh të veçantë shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan vetëm 6 raste të reja, duke pësuar një rënie të ndjeshme, teksa në total ka shkuar në 383 numri i të prekurve nga COVID-19.

Nga ana tjetër, deri më tani në Shqipëri janë shënuar 22 viktima, ndërsa janë shëruar 141 persona dhe në total që nga fillimi i epidemisë janë kryer 2,753 teste.

Bëhet me dije se në spitalin Infektiv aktualisht 5 persona janë në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2, ‘Shefqet Ndoqi’ ndodhen 6 pacientë në terapi intensive, ku 3 janë intubuar.

Së fundmi, duket se kryeministri Rama është entuziazmuar nga lajmet optimiste dhe ka ndarë një status shumë të shkurtër me shqiptarët në rrjetet sociale, ku shkruan : “Jeni super, ju dua shumë!’.

Kreu i ekzekutivit thekson se Shqipëria do ia dalë që të fitojë këtë betejë dhe shton se Zoti i shqiptarëve është i madh.

“JENI SUPER, JU DUA SHUMË. SHQIPËRIA DO TA FITOJË KËTË LUFTË
MOS E HARRONI KURRË: ZOTI I SHQIPTARËVE ËSHTË I MADH”, shkruan Rama.

Pavarësisht, lajmeve të mira vlen të theksojmë se situate mbetet kritike dhe duhet shumë kujdes.

Më herët ditën e sotme, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tha se kjo javë do jetë e luhatshme, teksa tha se sipas tij javën e ardhshme rastet do bien gradualisht.

Por, sipas mjekut kjo nuk do të thotë se e kemi fituar luftën me COVID-19, sepse epidemia do vijojë ndonëse rastet do ulen, madje se cilësoi këtë si fillimin e një fundi të gjatë.

Pipero ul entuziazmin: “Pikun e kaluam, por ky është fillimi i një fundi të gjatë! Epidemia do vijojë”

Shpërndaje
Share.

Komento