Jehona i kaloi kufijtë e Shqipërisë, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për gjyqin e Tahirit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua ditën e djeshme me 5 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre.

Fillimisht prokuroria kërkoi 12 vite, por akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan.

Dënimi i Tahirit do të konvertohet në 3 vite shërbim prove, falë kjo edhe gjykimit të shkurtuar.

Gjyqi i Tahirit mori vëmendjen edhe të disa mediave ndërkombëtare më prestigjoze.

“Reuters” e ka titulluar artikullin: Ish-ministri shqiptar i pastër nga akuzat për drogë, dënohet për shpërdorim detyre.

Në artikull thuhet se Tahiri ishte një yll në ngjitje në politikë dhe pastroi Shqipërinë nga kanabisi në 2014-ën, pas aksionit në Lazarat.

Artikulli vijon më tej duke përmendur faktin se ky vendim vejne në prag të një përgjigje nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.

“Ansa” shkruan se Tahiri u dënua për shpërdorim detyre dhe do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Ndër të tjera në rreshtat e artikullit thuhet, se ish-ministri shqiptar përfundoi si i akuzuar në vijim të hetimeve që u zhvilluan në Itali, ku u shkatërrua një organizatë kriminale e trafikut të drogës, ku disa prej anëtarëve ishin të afërm të Tahirit.

Ndërsa “Euronews” ka qëndruar në të njëjtën linjë me “Reuters”.

Shpërndaje
Share.

Komento