Puntata e sotme e Për’puthen është shoqëruar me debate të shumta mes Mikelës dhe Adës, pasi u transmetua takimi i kësaj të fundit me Brunon.
Ada u shfaq në takim me një libër në dorë, ndërsa Bora e pyeti të shpjegonte domethënien e këtij veprimi. Në momentin që Ada po fliste, Mikela nuk i mbajti dot nervat dhe ndërhyri në mënyrë të ashpër.
Ajo iu drejtua Mikelës me fjalë ofenduese, teksa i kërkoi që të mos e injorojë kur flet.
Pjesë nga debati:
Mikela: O idiote, je injorante fare, kur të flas unë kthe kokën këtej, mos më kthe mua kurrizin.
Ada: Kujt i thotë kjo kështu, do e nxirrni apo ta nxjerr unë jashtë.
Debati mes tyre u tensionua aq shumë, sa për një moment vajzat ishin gati të kapeshin edhe me duar, por ishte Bruno ai që ndërhyri për t’i ndarë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që ditën e sotme u transmetua takimi mes Adës dhe Brunos, që solli reagime të forta. Ada u shfaq në takim me një libër, duke thënë se shpesh është ndjerë e paragjykuar për shkak të pamjes së saj. Me këtë veprim ajo donte të tregonte se “një libër nuk duhet gjykuar nga kopertina”, referuar paraqitjes së saj.