Skip to content
Kryesore

Java e 12-të e Superiores, zbuloni kur luhen ndeshjet

· 1 min lexim

Të dielën dhe të hënën do të luhet java e 12-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.

Kjo javë nis me një ndeshje të fortë në “Egnatia Arena”. Të dielën në orën 14:00, kampionët në fuqi të Egnatias do të presin në shtëpi Tiranën.

Pasditen e të dielës do të luhet edhe ndeshja Vllaznia – Skënderbeu. Në stadiumin “Loro Boriç” në orën 17:00, kuqeblutë presin në shtëpi Skënderbeun dhe do të kërkojnë triumfin e radhës.

Nga ana tjetër korçarët synojnë të lënë pas humbjen me Partizanin dhe të rikthehen te rezultatet pozitive.

Abissnet Superiore – Java 12

E diel, 3 nëntor
Egnatia-Tirana                                  14:00
Vllaznia-Skënderbeu                        17:00

E hënë, 4 nëntor
Bylisi-Laçi                                          14:00
Partizani-Teuta                                 18:00
AF Elbasani-Dinamo City               18:00