Jashtë parlamentit, por KQZ iu jep 663 milionë lekë nga buxheti i shtetit PD-LSI-PDIU

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse prej muajsh opozita ka braktisur parlamentin, ajo vijon të gëzojë favore ekonomike.

Kjo për shkak të përfaqësuesve që kishte në parlament.

Si rrjedhojë, 663 milionë lekë të vjetër do ndahen nga KQZ-ja këtë të hënë për Partinë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Pas tërmetit qeveria ka shkurtuar fondet për partitë, duke dhënë 500 milionë lekë të vjetër më pak në total.

Përkatësisht, PD do të përfitojë rreth 390 milionë lekë (të vjetër), LSI rreth 200 milionë, ndërsa PDIU 74 milionë lekë.

Fondi do të jepet për të përballuar shpenzimet vjetore, sipas ligjit ” për Partitë Politike” .

Kurse partia në pushtet, Partia Socialiste, do përfitojë 634 milionë lekë, ndërsa Partia Social-Demokrate e Tom Doshit, 53 milionë lekë.

Shpërndaje
Share.

Komento