Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Japonia ndalon eksportin e gjysmëpërçuesve, Kina reagon me zemërim

16:50 27/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Japonia vendosi këtë javë kufizimeve mbi eksportin e teknologjive të avancuara të mikroprocesorëve, duke iu bashkuar të njëjtës masë të ndërmarrë se fundmi nga Shtetet e Bashkuara dhe Holanda. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Tokio, vendimi shihet gjerësisht si një masë që ka si objektiv Kinën.

Japonia ka përcaktuar njëzet e tre lloje teknologjish, që janë tashmë subjekt i kufizimeve për eksport. Në to përfshihen pajisjet e avancuara për prodhimin e mikroqarqeve, të tilla si aparaturat që krijojnë qarqet mikroskopike të gjysmëpërçuesve. Ky veprim do të ndikojë në aftësinë e Kinës për të prodhuar mikroqarqe elektrike të avancuara, thotë analisti Yoshiaki Takayama.

“Për shkak se numri i kompanive të afta të prodhojnë gjysmëpërçues të avancuar është jashtëzakonisht i kufizuar, vendimi i Japonisë e bën më të vështirë për Kinën, jo vetëm që t’i importojë mikroqarqet, por edhe t’i prodhojë ato”, thotë Yoshiaki Takayama, i Institutit japonez për Çështje Ndërkombëtare.

Tetorin e kaluar Shtetet e Bashkuara ndaluan eksportin drejt Kinës të disa llojeve të avancuara të mikroqarqeve dhe të teknologjisë së prodhimit të tyre. Holanda një tjetër prodhues kryesor i gjysmëpërçuesve, vendosi gjithashtu kufizime në eksport.

Uashingtoni thotë se me këtë vendim kërkon të ndalojë Pekinin që ta përdorë teknologjinë për qëllime ushtarake. Në takimin e nivelit të lartë të vendeve të G7-s në Japoni, u ra dakord mbi nevojën për të shmangur kërcënimin dhe varësinë nga Kina lidhur me teknologjinë e gjysmëpërçuese.

“Në këtë mënyrë kapaciteti i avancuar i prodhimit të gjysmëpërçuesve të Kinës nuk do të rritet, të paktën për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. Pra duket se Kina, me qasjen e saj të kufizuar tek gjysmëpërçuesit më të avancuar, mund të mbetet pas në kërkimin dhe zhvillimin shkencor si dhe atë teknologjik“, thotë zoti Takayama.

Japonia nuk e përmendi Kinën si objektiv të kufizimeve të eksporteve të saj që do të përfshijë 160 vende të botës, por Pekini reagoi me zemërim.

“Duke shpërfillur shqetësimet serioze të Kinës, Japonia këmbënguli në marrjen dhe zbatimin e masave të kontrollit të eksporteve, vendim që qartësisht ka si objektiv Kinën“, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning

Vendimi i autoriteteve japoneze ka ngjallur gjithashtu frikë për një hakmarrje nga ana e Pekinit.

“Kina mund të ndërmarrë masa kundër kompanive individuale japoneze, si në rastin e sanksioneve kundër (prodhuesit amerikan të mikroqarqeve) Micron. Po kështu Pekini mund të kufizojë tregtinë me Japoninë për produkte specifike”, thotë zoti Takayama.

Analistët thonë se është jetike që aleatët perëndimorë të koordinojnë kontrollet ndaj eksporteve. Në javët e ardhshme Shtetet e Bashkuara pritet të përditësojnë listën e teknologjive të ndaluara të gjysmëpërçuese./REL

Të tjera

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?
Aktualitet

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair ka njoftuar se nga prilli 2026 do të hapë një bazë të re në Aeroportin e Tiranës me tre...

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve
Aktualitet

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Janë të njëjtat fjalë, të njëjtat skema, i njëjti mashtrim. Ashtu si pas tërmetit të 2019-ës, kur qindra familje mbetën...

15:04 15/08/2025
Para
Kronika satirike/ Gjekmarkaj “zbulon” fjalimin sekret të Babos në Asamble: Zuzare, zorzope!

Kronika satirike/ Gjekmarkaj "zbulon" fjalimin sekret të Babos në Asamble: Zuzare, zorzope!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

Ryanair vjen me 10 linja të reja, por a do të shpëtojmë nga abuzimet në fluturime?

15:35 15/08/2025
Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

Premtime si në kohën e tërmetit: Rama flet për banesa më të mira, ndërsa familjet digjen e mbeten rrugëve

15:04 15/08/2025
Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

Sulmohet brutalisht futbollisti i Skënderbeut në mes të Korçës, dy në pranga, tre të tjerë në hetim

13:38 15/08/2025
“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

“Xhaxhai pastroi thikën, babai e fshehu”/ Roli i familjarëve të Enedio Gurit në vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq

12:36 15/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.