Skip to content
Kryesore

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale

· 1 min lexim

Aktualisht, periudha mund të cilësohet si sezoni i virozave. Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, konfirmoi nga Vlora se, nga nëntori deri në shkurt, jemi në periudhën e gripit.

Sipas tij, aktualisht qarkullojnë tre-katër lloje virusesh. Brataj theksoi se kulmi i situatës gripale është arritur, dhe megjithëse ka një ulje të lehtë të rasteve, virusi është ende aktiv dhe kërkon kujdes maksimal.

Edhe pse disa vende mund të jenë në periudhën e epidemisë, Brataj theksoi se nuk ka vend për shqetësim, pasi kjo është një situatë normale që ndodh çdo vit.

Brataj theksoi rëndësinë e vaksinimit, duke theksuar se është veçanërisht i nevojshëm për grupet më të rrezikuara nga gripi.

Ai shtoi se muaji janar ka pasur një numër të lartë vizitash mjekësore, ndërsa aktualisht është e rëndësishme të vijojmë të tregojmë kujdes, pasi ende ndodhemi në periudhën e virozave.