“Jam penduar qëkur plagosa në plazh”, ja çfarë vendosi Gjykata e Durrësit për grabitësin serial dhe bashkëpunëtoren e tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 27-vjeçarin Astrit Thaçi, të akuzuar për një sërë grabitjesh.

Në fjalën e tij para togave të zeza, Thaçi shfaqi pendesë, ndërsa theksoi se grabitjet i ka kryer nën efektin e lëndëve narkotike.

I pandehuri tha se është penduar që kur plagosi Ramazan Terziun në zonën e plazhit në Durrës.

“Jam i penduar. Kam abuzuar me drogat. Jam penduar qëkur plagosa në plazh. Kam qenë i tronditur shumë. Jam dënuar në 2007. Bëra 7 vjet burg në Itali për grabitje”, mësohet të ketë thënë Thaçi.

Në lidhje me Adela Berishën, 20-vjeçaren që u arrestua si bashkëpunëtore, Thaçi tha se kishte një muaj që e njohte.

Bashkëpunëtorja e tij u shpreh para gjykatës se punonte në rrobaqepësi dhe nuk ishte në dijeni për veprimet e 27-vjeçarit.

“S’kam qenë në dijeni për veprimet e tij. Jam e padënuar. Jam viktimë e këtij procesi. Rrjedh nga familje e mirë”, tha  Adela Berisha.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që ta lërë 20-vjeçaren me detyrim paraqitje.

Kujtojmë këtu se Astrit Thaçi u arrestua më 15 shkurt, disa orë pasi grabiti një argjendari në Elbasan.

Policia ka dyshime se ai është autor i të paktën 8 grabitjeve.

Shpërndaje
Share.

Komento