“Jam në burg se jam nga Tropoja”, KLP do të shqyrtojë kërkesën e Arbër Çekajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë parasysh kërkesën e Arbër Çekajt.

Mësohet se kërkesa e Çekajt, për largimin nga gjykimi të prokurorit Ervin Kondili, do të shqyrtohet më 20 janar.

Gjatë seancës së 8 janarit, Çekaj akuzoi Kondilin, se e ka kthyer çështjen në personale.

Pronari i “Arbri Garden” tha se ndodhet në burg vetëm sepse është nga Tropoja dhe jo nga Vlora.

Gjithashtu Çekaj kërkoi që t’i sillnin një prokuror serb, nëse KLP nuk e zëvendëson dot Kondilin.

“Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët.  Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora. Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat. Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK. Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme”, u shpreh Çekaj një javë më parë.

Kondili ndërkohë u shpreh se nuk e trembin kërcënimet.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierët e së cilës u kapën 613 kg kokainë, të fshehura mes bananeve.

Të arrestuarit për këtë çështje janë Çekajm shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

Çekaj kërkoi azil në Gjermani, por Gjykata e Dyseldorfit, duke e depërtuar në Shqipëri.

Në ras se pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, Çekaj do të dënohet me 14 vite burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj me 8.8 dhe 10.8 vite.

Shpërndaje
Share.

Komento