Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jam krenar për konsensusin”! Presidenti ka një mesazh dhe një falenderim për Komisionin e Venecias

14:46 22/07/2019
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Ai madje ka publikuar edhe një video, ku ai vetë ka mbajtur fjalën në Kuvend para tre vitesh, ku ka këmbëngulur për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Ka qenë seanca plenare e 21-22 korrikut të viti 2016, kur u miratua me 140 vota kjo reformë pas shumë insistimeve të presidentit Ilir Meta.

Në statusin e tij, Meta thotë se është krenar që tre vjet më parë në detyrën e kreut të Kuvendit, falë këmbënguljes u miratua me konsensus reforma, që sipas tij për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Gjithashtu, Meta shpreh edhe një falenderim për komisionin e Venecias, që dha ndihmën e pakursyer për këto ndryshime.

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falenderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë. Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese,”shkruan në statusin e tij presidenti Ilir Meta.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: falenderimIlir Metajam krenarka nje mesazhkonsensusinPresidentireforma ne drejtesi

Të tjera

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend
Aktualitet

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të mbajtur të rinjtë në vend,...

14:48 22/06/2026
Para

98 të vdekur në 30 ditë nga aksidentet, përgjaken rrugët e Shqipërisë

Lajmet e fundit

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English