Mes protestuesve para Bashkisë së Tiranë ku situata vijon të jetë e tensionuar, është edhe avokatja Adriana Kalaja. Në fjalën e saj para qytetarëve ajo sulmoi kreun e SPAK duke thënë se është më i rrezikshëm se kryebashkiaku Veliaj, për vetë faktin se ka vendosur të mbyllë dosjet e këtij të fundit.
“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin! Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.”