Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ja çfarë fsheh ligji i jahteve që bëri Balluku me Klosin!

16:20 15/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Belinda Balluku dhe Blendi Klosi janë shumë të përkushtuar ndaj mjeteve të kënaqësisë dhe argëtimit, siç janë jahtet. Në mes të pandemisë, në qershor 2020 bënë një ligj që hiqte TVSH-në për naftën që furnizohen jahtet dhe skafet. Sot u miratua në Kuvend, një ligj tjetër në Kuvend, i propozuar nga dy ministrat, që kishte relator Ilir Beqajn.

Për të fshehur qëllimin e tyre të vogël, ministrat kanë bërë një ligj nga e para për mjetet e vogla lundruese që zëvendëson atë të vitit 2000. Projektligji quhet: “Për regjitrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të argëtimit, me mnotir me fuqi mbi 30 kË ose 40.8 KF dhe me tonazh 150GT.

Ligji, përveçse do ta liberalizojë kontrollin e këtyre mjeteve, duke rrezikuar t’i hapë sërish rrugë trafikut ilegal, mund ta kthejë Shqipërinë në një varrezë jahtesh të vjetra dhe anijesh të vogla.

Me kёtё ligj Qeveria Shqiptare pranon tё lundrojnë ne detin territorial dhe nё ujërat e brendshëm tё gjitha mjetet lundruese me flamur tё njё shteti tjetër brenda njё afati prej 18 muajsh. Pra, ky afat nuk lidhet me sezonin turistik, por duket si një periudhë “azili”.

Projektligji në vetvete i referohet dhe ndryshon ligjin nr.8663, datë 18.9.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”, i ndryshuar, i cili në kohën e miratimit ka pasur qëllim disiplinimin e përdorimit dhe sigurimin e kontrollit të mjeteve të vogla lundruese duke krijuar disa dispozita të rrepta monitoruese. Këto rregulla, sipas Klosit dhe Ballukut, kanë ndikuar ndjeshëm në frenimin e turistëve që vijnë me mjete lundruese, turistike apo argëtimi, dhe që kërkojnë të vizitojnë bregdetin shqiptar.

Ligji i vjetër  i jepte atribute monitoruese shumë të detajuara dhe tё tepërta të cilat ndikojnë në bezdisjen e turistëve që vijnë me mjete lundruese turistike, argumentojnë relacionin e tyre dy ministrat.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese, ka deklaruar se me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive. “Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme që do të kalojmë gjatë këtij legjislacioni sepse ka të bëjë me turizmin. Ky projektligj vjen si përgjigje ndaj ankesave të pronarëve të këtyre mjeteve. Republika e Shqipërisë aderon në konventën për trafikun e mjeteve detare. Me ndryshimet në ligj do të jepen me anë të një sistemi elektronik i cili do të bëhet funksional 1 vit pas hyrjes në fuqi. Sistemi do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimeve të mjeteve lundruese. Me këtë ligj do kemi reduktim të burokracive për mjetet lundruese. Shqipëria ka pasuri ujore të shumta dhe të mrekullueshme. Ftoj deputetët të miratojnë këtë ligj në lidhje me regjistrimin dhe lundrimin e mjeteve, për të mos i privuar turistët elitarë nga dëshira për tu kthyer sa më shpejt në Shqipëri”, tha Balluku.

Edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi teksa ka folur në Kuvend për projektligjin për regjistrimin e mjeteve lundruese tha se do ky do të sjellë modernizim e sistemit të fushës.”Ky ligj hap disa pika të tjera. Duke filluar nga kodi detar. Duam ta shfrytëzojmë sa më shumë detin me këtë ligj të ri. Ligji na tregoi se sa mbrapa jemi me modernizimin e fushës. Kemi fare pak njohje me të njëjtin sistem në vende të BE. Ka nevojë të ngremë një industri që bazohet në kode të BE. Ligji do jetë një zgjidhje e problematikave të detit në vendin tonë. Këto projektligje dhe lehtësira që sjell. E kemi parë industrinë e jahteve nga pikëpamja e krimit dhe e fenomeneve që janë për tu luftuar. Ne duhet ta shndërrojmë detin në një pasuri të madhe”, shtoi Klosi i vendosur.

Nuk është çudi që pas këtij projektligji të shtohen portet e jahteve ne të gjithë bregdetin, që mund të funksionojnë edhe si varreza për këto mjete.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: ballukujahtetKlosi

Të lidhura

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Aktualitet

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë. Sipas...

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian,...

08:30 14/05/2025
Para

BE sanksione ndaj Rusisë për Navalnin. Reagon Kremlini...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
Horoskopi sot: 24 Prill 2025

Horoskopi sot: 14 Maj 2025

07:56 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.