Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Izraeli sulmon Iranin/ Goditen centralet bërthamore dhe komandantët ushtarakë

10:41 13/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në orët e para të së premtes, më 13 qershor 2025, Izraeli ndërmori një valë sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke e cilësuar operacionin si një “goditje parandaluese” kundër programit bërthamor të Teheranit dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj sigurisë izraelite.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Izraelit, duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e një kundërpërgjigjeje të shpejtë nga ana e Iranit, përmes dronëve dhe raketave.

“Duhet t’u bindeni urdhrave të Frontit të Brendshëm,” thuhej në deklaratë, që u shoqërua me mbylljen e hapësirës ajrore të vendit.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet u kryen nga mbi 200 avionë luftarakë, të cilët kanë goditur mbi 100 objektiva në të paktën 8 qytete iraniane, përfshirë impiante bërthamore, baza ushtarake, laboratorë raketash dhe ndërtesa të zyrtarëve të lartë të Gardës Revolucionare.

Një nga goditjet më të rënda u shënua në centralin bërthamor të Natanz, në jug të Teheranit. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike konfirmoi se sulmet kanë prekur objektin e pasurimit të uraniumit, ndërsa mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet iraniane për të monitoruar rrezatimin.

Humbje të rënda janë raportuar në radhët e elitës ushtarake dhe shkencore të Iranit. Mediat iraniane dhe ndërkombëtare konfirmojnë vrasjen e shkencëtarit të njohur bërthamor Mohammad-Mehdi Tehranchi, si dhe të Fereidoun Abbasi, ish-drejtor i Agjencisë Iraniane për Energjinë Atomike.

Po ashtu, është raportuar se komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, ka humbur jetën në një nga sulmet ajrore në Teheran.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei ka kërcënuar me hakmarrje të ashpër, duke deklaruar se “regjimi sionist ka hapur derën e ferrit mbi veten” dhe se “do të marrë ndëshkimin që meriton”.

Nga ana tjetër, Izraeli e ka cilësuar ofensivën si pjesë të një fushate afatgjatë që synon të ndalojë zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se kishin goditur zemrën e programit bërthamor dhe balistik të Iranit, si dhe personat kyç që udhëheqin këto përpjekje. Ai shtoi se “operacioni do të vazhdojë për ditë me radhë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se ishin në dijeni paraprakisht për ofensivën, por kanë mohuar çdo përfshirje në sulmet ndaj Iranit.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, theksoi se përparësia e SHBA-së është mbrojtja e trupave amerikane në rajon dhe se “Irani nuk duhet të synojë interesat ose personelin amerikan”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në Tabriz, Arak, Esfahan dhe Kermanshah, ndërsa zonat civile në Teheran janë goditur rëndë, duke shkaktuar viktima mes popullsisë.

Deri më tani, janë konfirmuar të paktën 5 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, përfshirë gra e fëmijë.

Etiketa: iraniIzraeli

Të tjera

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Aktualitet

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi
Aktualitet

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur Shqipëria...

16:53 15/03/2026
Para
13 Qershor, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

13 Qershor, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Albinizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”

21:20 15/03/2026
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi

16:53 15/03/2026
Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.