Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Italianët ngrenë alarmin për paratë e shqiptarëve: Po blejnë gjysmën e Venecias!

16:47 30/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Vëmendje të madhe ka marrë interesi i shqiptarëve që tentojnë të blejnë prona në qytetin e Venecias në Itali. Për interes të tyre personal, apo për llogari të tjerëve për të pastruar para, kjo ende nuk dihet.

Por, ajo që është e qartë, është kërkesa e shtuar e shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase.

“Il Gazzetino” shkaruan në një artikull të tijin se mbi kërkesën e shtuar të shqiptarëve për të blerë hotele dhe restorante në Venecia po hetojnë autoritetet kompetente.

Ata duan të kuptojnë nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve për të blerë fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë, ose ricklim ndërkombëtar parash.

Alarmi është përcjellë për mediat italiane nga Federata e Sipërmarrësve. Presidenti i saj Roberto Maglioço shprehet se, “Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”.

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale, fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj, kanë çuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venecianë.

Pas mbylljes së gjatë nga karantina, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm. Gjatë muajve të fundit në qendrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.

Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venezias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.

Roberto Maglioço sqaron, “As mos mendoni se blerësit që janë ofruar janë kinezë o rusë. Janë shqiptarë që sidomos kërkojnë të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, ose në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar”.

Në Venecia jetojnë rreth 1,450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja, ndërsa sipërmarrës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: parateshqiptaretvenecia

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

OFL i dërgoi formularin, kush është fieraku i akuzuar për sulmin terrorist në Francë (PROFIL)

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English