Itali, rritet numri i vdekjeve nga Covid-19, shpallen kufizime për Krishtlindjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia ka pasur një ulje të numrit të personave të infektuar me koronavirus. Mediat italiane shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 16,377 raste të reja.

Ndërkohë që ka pasur një rritje të konsiderushme të viktimave që kanë humbur jetën pas infektimit me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 672 vdekje nga Covid-19. Ditën e djeshme kishte 20,648 persona të infektuar dhe 541 vdekje të reja.

Kufizime për Krishtlindjen

Guvernatorët e rajoneve në Itali, i kanë kërkuar qeverisë që të vlerësojë mbylljen e kufijve, në rast se nuk do të ndalohen pistat e skive. Ndërkohë, qeveria italiane, ka konfirmuar se rihapja e pistave të skive do të jetë e mundur vetëm pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Po ashtu, edhe Krishtlindjet do të festohen nën masa sigurie, ndërsa këtë e bëri të qartë kryeministri Giuseppse Conte.

“Më shumë sakrifica janë të nevojshme. Ne nuk mund të ulim vigjilencën, italianët janë të vetëdijshëm se do të jetë një Krishtlindje ndryshe ose në të kundërt do ta ekspozojmë veten drejt nj vale të tretë të COVID në janar, me rrezikun e një numri më të lartë vdekjesh”, tha Conte.

Rajonet i kanë kërkuar Conte-s që të shtyjnë edhe rihapjen e mësimit në shkolla më 7 janar. Ndërkohë, prite të merret një vendim për dyqanet e dhuratave, bizneseve dhe restoranteve, e po ashtu edhe për lëvizjen e njerëzve jashtë rajoneve.

Mediat italiane shkruajnë se do të bëhet një ndarje e rajoneve dhe do të vendosen kufizime specifike për Krishtlindje.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento