Ishte vetëm në banesë: Fqinji vret me thikë 77-vjeçarin, dyshimet e para të policisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin tonë, ku një 77- vjeçar është vrarë me thikë në fshatin Jaupas, në qytetin e Skraparit.

Viktima i identifikuar si Ramadan Çela ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar nga fqinji i tij, 37-vjeçari, Hamza Çela.

Ky i fundit është përpjekur të arratiset, por Policia ka arritur ta arrestojë ende pa dalë nga fshati.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, që ka degraduar në përdorimin e thikave, ku ka mbetur i plagosur i moshuari, i cili ka ndërruar jetë pak para se të mbërrinte në spital.

Paraprakisht, policia dyshon se shkak mund të jetë bërë një konflikt pronësie, por priten rezultatet e hetimeve për të dalë në konkluzione.

Ndërkohë, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes, ku po heton për të zbardhur motivet e ngjarjes tragjike.

Njoftimi i policisë

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit. Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento