Skip to content
Të Gjitha

Ishte në kërkim prej 3 javësh, ndalohet Petrit Syla

· 1 min lexim

Policia vë nën pranga 46 vjeçarin Petrit Syla, mbi të cilin rëndojnë akuzat për humbjen e jetës së dy punëtorëve për shkak të rënies e skelave në 16 gusht në rrugën “Faik Konica”.

Tre javë pas vdekjes së dy punëtorëve pronari i Skela Syla u ndalua nga shërbimet e policisë në komisariatin nr.1.

Rrëzimi i skelave në pallatin që ishte në rikonstruksion ju mori jetën dy punonjësve.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar  urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e 16 gushtit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.