Ishte i shtruar në spitalin Infektiv, ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi 44-vjeçar nga Pogradeci (Emri)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër mësues në vendin tonë ka humbur jetën nga koronavirusi.

BallkanWeb ka mësuar se viktima nga Pogradeci është Leonard Xhemollari 44-vjeç.

Leonard Xhemollari

Viktima Leonard Xhemollari ishte mësues në fshatin Hudenisht të Pogradecit, ndërsa ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.

 44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tri javë më parë dhe ishte i intubuar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.

Ndërkohë ditën e djeshme një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. Në total numri i viktimave nga Covid-19 ka arritur në 327, dhe janë regjistruar 11021 raste pozitive.

Shpërndaje
Share.

Komento