Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 32-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.I riu me dy emra Rodrigo Shemsho, SH alias Junxhin. Orhan banues në Vlorë, pasi më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Një ngjarje e ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. Materialet proceduriale në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë.
Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.