Skip to content
Të Gjitha

Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të zonës, arrestohen dy grabitësit shqiptarë të vilave

· 1 min lexim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, si të dyshuarit kryesorë, për një sërë grabitjesh të ndodhura në Sondrio.

Në pranga kanë rënë Gon Bilaci, 45 vjeç dhe 24-vjeçari Adelaj Dylja.

Ky i fundit kishte edhe urdhër për dëbim nga territori italian.

Policia u vu në ndjekje të dy shqiptarëve, pas denoncimeve të banorëve të zonës, të cilët konstatuan vjedhjet në shtëpitë e tyre.

Grabitjet u bënë shumë shqetësues, për faktin se përveç bizhuterive, shqiptarët kishin vjedhur edhe armë me leje, që pronarët mbanin në vilat e tyre.

Shqiptarët kishin shkuar në Itali në fillim të muajit nëntor dhe prezenca e tyre në Sondrio, kishte rënë në sy të policisë.

Prokurori i zonës ndërkohë, tha se në Sondrio vjedhja e shtëpive është një fenomen i cili nuk mund të zhduket plotësisht.