Dhori Kule është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi për rreth një orë.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga godina e SPAK-ut, Kule sqaroi se është thirrur për të dhënë informacion në lidhje me periudhën kur ka qenë pjesë e Bordit të Bankës së Shqipërisë.
“Sqarova disa çështje që lidhen me kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për mikrokreditë”, u shpreh ai.
Kule ka mbajtur për disa mandate postin e dekanit të Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas atë të rektorit të Universitetit të Tiranës.