Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-kryeministri holandez Mark Rutte në drejtimin e NATO-s

14:52 01/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

32 vendet e NATO-s emëruan ish-kryeministrin holandez, Mark Rutte si sekretarin e përgjithshëm të tyre, në një kohë vendimtare për aleancën, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj në Ukrainë. Me anë të një postimi në platformën X, Hasani ka uruar Mark Rrutte për postin e ri duke theksuar se roli i tij do të jetë thelbësor në forcimin e mëtejshëm të Aleancës.

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik, shkruan Igli Hasani në X.

Mark Rutte, zëvendëson Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në detyrë për 10 vjet. Në selinë e NATO-s në Bruksel u mbajt një ceremoni zyrtare për dorëzimin e detyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm nga Jens Stoltenberg te Rutte.

Në fjalimin e tij në ceremoni, Rutte falënderoi të gjithë aleatët që ia besuan detyrën. Duke iu drejtuar Stoltenbergut, Rutte tha: “Ju keni qenë një Sekretar i Përgjithshëm shembullor. Sot NATO është më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar. Kjo është kryesisht falë lidershipit tuaj. Nga njëra anë, ju keni ngritur pragun (nivelin) për pasardhësin tuaj, por nga ana tjetër ju më keni mundësuar të trashëgoj një Aleancë solide”.

“Jam i vendosur të përgatis NATO-n për sfidat e së ardhmes” deklaroi Rutte i cili tha se prioritetet e tij janë të mbajë NATO-n të fortë, të sigurojë që mbrojtja kolektive të mbetet efektive dhe e besueshme kundër të gjitha kërcënimeve, të bëjë më shumë shpenzime dhe investime për mbrojtjen, të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe ta afrojë atë me NATO-n dhe të punojë për anëtarësimin e saj si dhe të zhvillojë bashkëpunimin me partnerët që ndajnë të njëjtat vlera në rajone si Azia-Paqësori dhe kryesisht Bashkimin Evropian (BE).

Rutte tha se Ukraina duhet të jetë anëtare e NATO-s. “Nuk mund të ketë siguri të përhershme në Evropë pa një Ukrainë të fortë dhe të pavarur”, theksoi ai.

Kreu i ri i NATO-s e përshkroi BE-në si “partner unik dhe themelor” të Aleancës dhe nënvizoi se bashkëpunimi duhet të zhvillohet dhe të vazhdojë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Igli Hasaniish-kryeministrin holandezmark rutteNATOsekretari i përgjithshëm

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Tenderët e “Eco Tirana” për çështjen e mbetjeve i fitojnë pa garë kompanitë italiane

Tenderët e "Eco Tirana" për çështjen e mbetjeve i fitojnë pa garë kompanitë italiane

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English