Skip to content
Rajoni

Ish-kryeministri i Kosovës në Gjykatën Speciale, intervistohet si i dyshuar për krime lufte

· 1 min lexim

Ish-kryeministri i Kosovës gjatë viteve 2006-2008, Agim Çeku, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në pozitën e të dyshuarit për krime lufte, gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Çeku ka qenë ish-Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në pozitën e kreut të UÇK-së, Gjykata Speciale në Hagë e ka ftuar për dëshmi.

Vetë Çeku e ka konfirmuar në mediat kosovare shkuarjen në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

Gjeneral Agim Çeku ka qenë pjesëmarrës edhe në luftrat e tjera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ai përveçse kryeministër, ka qenë edhe ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe komandant i Trupave Mbrojtëse të kosovës (TMK), pasardhëse e UÇK-së.