Skip to content
Të Gjitha

Ish-gjyqtari grindet me fëmijët dhe përfundon i arrestuar (videoja e arrestimit )

· 2 min lexim

Grindet me fëmijët e tij për pronësinë e makinës dhe përfundon në qeli. Kështu i ndodhi  Alaudin Malajt, ish-gjyqtar i Apelit në Tiranë. Ai është arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në kushtet e flagrancës. Malaj u shoqërua dje pas një konflikti me dy fëmijët e tij, për makinën.

Policia zbardh ngjarjen dhe konfirmon arrestimin Alaudin Malajt, si dhe nisjen e hetimeve për të vëllanë e tij, Agron Malaj, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë sharë efektivët që shkuan për t’i shoqëruar.

“…nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje.

Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Malaj është ndër ish-gjyqtarët më të pasur që dhanë dorëheqje sapo nisi vetingu. Ai u kallëzua në prokurori në shtator 2014 nën akuzën se ka krijuar një sistem pastrimi parash përmes familjarëve të tij. Por dy muaj më vonë, prokuroria e Durrësit pushoi çështjen me argumentin se faktet e raportuara nga ILDKPKI nuk parashikoheshin nga ligji si vepër penale.

https://streamable.com/ue3roy

/Gazetareforma.com/