Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investimi strategjik i Artan Gaçit, u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka

15:13 27/03/2024
Reading Time: 6 min lexim

SPAK arrestoi para pak ditësh ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili nuk kishte konstatuar një tapi false për tokën, mbi të cilën bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi po ndërton një resort si investitor strategjik.

Mirëpo SPAK deri më sot nuk ka marrë asnjë masë për Artan Gaçin, i cili është përfituesi kryesor i kësaj afere korruptive.

Grabitja e mbi 5 mijë m2 tokë me letra false për llogari të investimit të ish deputetit të PS, Artan Gaçi, duket se nuk është elemeti kryesor i kësaj afere, me përfitues bashkëshortin e deputetes së PS, Olta Xhacka, ish ministre e Mbrojtjes dhe më pas e Jashtme.

Ai përveçse ka grabitur këtë pronë, ka mashtruar qeverinë gjatë aplikimit, duke paraqitur si kompani prestigjoze amerikane një firmë të të dashurës 31-vjeçare të vëllait të Olta Xhaçkës, pra të kunatit.

Lidhur me këtë mashtrim, BIRN para dy vitesh, në mars të vitit 2022 ka bërë një investigim, ku duket qartë se e gjitha kjo është një skemë korruptive e hartuar nga bashkëshorti i Xhaçkës dhe nga qeveria.

Artikulli i plotë i publikuar nga BIRN:

Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTÇ Hotel Management’, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ‘AGTÇ Hotel Management’ është në pronësi të Taëni Lin Grzych-Sutton, një 31-vjeçare e lindur në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara dhe banore e rezidencës “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Sutton është gjithashtu partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, një fakt që për ekspertët ngre shqetësime për konflikte të mundshme interesi dhe nepotizëm.

Rasti në fjalë është sipas Zef Preçit, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike, tregues se ligji i investimeve strategjike është kthyer në instrument për personat e lidhur me pushtetin.

“Madje qoftë edhe një konflikt në dukje i interesit formon detyrimin për deklarim për subjektin përkatës vendimmarrës, gjë që nuk dihet nëse është bërë apo jo,” tha Preçi për BIRN.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë  AG.TÇ Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin’, por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kërkimet e tij janë kufizuar brenda familjes.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshorti i saj, Artan Gaçi dhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. BIRN u përpoq gjithashtu të kontaktonte me Taëni Sutton dhe Andi Xhaçkën, por asnjëri prej tyre nuk qe i arritshëm për koment.

Investimi strategjik

Skema e lidhjes së kompanive me investimin strategjik Dreamades Luxury Suites

Ligji për investimet strategjike, i miratuar në vitin 2015 dhe i shtyrë dy herë nga Parlamenti i njeh statusin ‘investitor strategjik’ në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë.

Projekti “Dreamades Luxury Suites’ i kompanisë AG. TÇ të Artan Gaçit e ka përfituar statusin e investitorit strategjik më 29 mars 2021, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, KIS që BIRN e disponon.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ në pronësi të Sutton është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë  ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.

Pas regjistrimit në QKB, dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje për operimin e strukturave turistike në projektin “Dreamades Luxury Suites”, ku përfshihet dhe operimi i stacioneve të plazhit përballë hotelit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes,  ‘AG.TTC’ Sh.p.k i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike reflektimin e saj në vendimin e shpalljes së investimit strategjik.

Më 15 korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga kryeministri Edi Rama e miratoi kërkesën dhe i njohu kompanisë së sapokrijuar nga Sutton masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonën përkatëse të plazhit përballë kompleksit për një afat 30-vjeçar.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin.

Neni 70, pika 3 e Kushtetutës i ndalon deputetët që të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Për shkelje të paragrafit 3, çështja mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Sokol Nano nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë pyetjes së BIRN nëse përfitimi i tokës publike nga të afërmit e ministres Xhaçka përbënte shqetësim për konflikt interesi.

“I gjithë procesi është legal. AIDA ka bërë verifikimin e të gjithë dokumenteve për dhënien e statusit,” tha Nano.

Nga studente në investitore

Heather Sutton i uron ditëlindjen ‘dhëndrit’ Andi Xhaçka

Ligji për investimet strategjike ka për qëllim thithjen e kapitalit të huaj ose ‘zgjimin’ e kapital vendas, për të përthithur investime në sektorë të rëndësishëm ekonomikë, duke krijuar vende të reja pune dhe zhvillim rajonal, nëpërmjet ofrimit të teknologjive të reja për rritjen e konkurrencës dhe efektivitetit të investimit, duke siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit.

Ky ligj është shfrytëzuar kryesisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në fushën e turizmit, për të konsoliduar pronat e kontestuara për korrupsion dhe falsifikime, mbi të cilat janë ngritur resorte me vila në bregdenin e Jonit.

Ish-deputeti socialist Artan Gaçi njihet si investitor në fushën e ndërtimit dhe gastronomisë në Tiranë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nuk tregojnë angazhime të mëparshme biznesi të Taëni Sutton, me përjashtim të ndjekjes prej saj të studimeve për Biznes në Universitetin e Neë Yorkut në Tiranë.

Edhe pse llogaritë e Sutton dhe Andi Xhaçkës në rrjetet sociale rezultojnë të mbyllura ose të fshira, gjurmë të marrëdhënies së tyre disa vjeçare – e cila duket se ka filluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të ekzistojnë në internet në postimet e njerëzve të afërt.

Në vitin 2019, në faqen në internet të kompanisë amerikane të veshjeve dhe orendive shtëpiake ‘Antropologie’, ekziston një postim në emër të Taëni Sutton, e regjistruar për të marrë dhurata për ‘festën e nuses së zonjës së ardhshme Xhaçka’.

Nëna e saj, Heather Sutton ka postuar gjithashtu në Instagram një foto me Andi Xhaçkën, ku pasi i uron ditëlindjen, shkruan se ishte “krenare që e kishte dhëndër”.

Në faqen e saj në Facebook, Heather Sutton mban gjithashtu foto të çiftit të vendosura në kornizë në shtëpinë e saj si dhe foto me të bijën dhe Xhaçkën pranë një peme krishtlindjesh.

BIRN siguroi gjithashtu dy numra telefoni nga një person që e njihte Znj. Sutton, por rezultoi se njëri prej tyre është i regjistruar në emrin e Andi Xhaçkës dhe është lënë si kontakt i biznesit të tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB.

Persona që e njihnin çiftin i konfirmuan për BIRN në kushtet e anonimatit se çifti jetonte bashkë prej shumë vitesh, fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Tiranë.

Etiketa: artan gaceinvestimet ne Dhermiinvestitor strategjikolta xhaçka

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Mes zhurmës së bilbilave, mbyllet seanca plenare pas rreth 8 minutash

Mandati i Xhaçkës/ Grupi parlamentar opozitar letër Nikollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.