Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Investigimi i CNN/ Zanafilla e koronavirusit, çfarë dinte Kina që nuk ia tregoi botës!

14:41 01/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Media prestigjioze amerikane, CNN, pas një investigimi disa mujor ka zbuluar një rrjedhje të paprecedentë të dokumenteve të brendshme kineze, se Kina e dinte që në javët e para për pandeminë Covid-19, por nuk ia tregoi botës.

Një informator që thuhet se punon brenda sistemit kinez të shëndetësisë, zbuloi dokumentet për CNN online, të cilat tregojnë një reagim kaotik që prej fillimit.

CNN i ka verifikuar ato, me ekspertë dhe  këshilltarë të sigurisë në Europë, duke përdorur analizat digjitale.

Dokumentet ofrojnë zbulime të rëndësishme lidhur me rajonin e Hubeit, ku gjendet qyteti i Wuhanit. Fillimisht, vdekjet jo gjithmonë raportoheshin me saktësi. Më 17 shkurt, 196 persona humbën jetën sipas dokumenteve, por në raportimin zyrtar u fol për 93 viktima.

E njëjta gjë duket të ketë ndodhur edhe me numrin e të infektuarve. Informacionet e brendshme sugjerojnë se në një ditë, gjatë shkurtit kishte pasur 6 mijë raste të reja, të gjitha serioze, por publikisht Kina konfirmoi vetëm 2500 të tilla.

“Nëse Kina do të kishte qenë më transparente dhe më agresive në reagimin e saj, kjo do të kishte pasur impakt në përhapjen e virusit, edhe në pjesën tjetër të botës. Gjithashtu, autoriteteve u ishte dashur më shumë se tri javë për diagnostikimin e rasteve në fillimet e pandemisë. Ndoshta, zbulimi më i rëndësishëm i përket fillimit të dhjetorit, momenti kur Covid-19 u shfaq fillimisht në Kinë”, thotë Dali Yang, profesor i Shkencave Politike, Çikago.

Dokumentet zbulojnë se pati një rritje të madhe të rasteve të gripit në Hubei, pikërisht atëherë kur mendohet që personat e parë të jenë prekur me Covid-19. Kishte 20 herë më shumë raste gripi se normalisht.

Ekspertët thonë se spitalet mund të jenë mbushur me pacientë që kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke e bërë të vështirë evidentimin e rasteve të para me Covid-19.

Dokumentet nuk tregojnë lidhje të rasteve me koronavirusin në mënyrë direkte, por pacientët u nënshtroheshin rregullisht ekzaminimeve imazherike. Dokumentet treguan gjithashtu, se epidemia e gripit ishte më e përhapur gjatë javës së parë të dhjetorit jo në Wuhan, por në dy qytete të tjera të afërta me të.

Pas gjurmimit të informacioneve në lidhje me fillimin e origjinës së virusit covid-19, CNN i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme kineze, por që deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. /GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: CNNcovid 19kinezeministria e jashtme

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Vjedhje, vrasje dhe drogë, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve (EMRAT)

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English