Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Integrimi/ Zef Mazi me kritika: Duhet koordinim!

18:14 26/04/2022
Reading Time: 5 min lexim

Ditën e sotme Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka deklaruar sot se kapitujt 23 dhe 24 të negociatave janë më të rëndësishmit për integrimin e Shqipërisë në BE. I pranishëm në tryzë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë, Mazi kërkoi më tepër bashkëpunim, kryesisht në raportimet për çështjet e drejtësisë. Ai tha më tej se Reforma në Drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese të këtyre 30 viteve të fundit dhe se ka kontribuar në pastrimin e pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Ai kërkoi durim me Bashkimin Evropian, ndërkohë që shtoi se ministria e Drejtësisë për shkak edhe të rolit që ka në proces, është e detyruar të koordinojë një numër të lartë institucionesh. Sipas Mazit, procesi i integrimit është i gjatë, por institucionet e pavarura duhet të jenë më prezentë në formatet e ndryshme të takimeve që kanë qëllim integrimin. Këtyre kritikave për mungesën e raportimeve, iu përgjigj kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Ai u shpreh se është e pafalshme që të marrë vesh zhvillimet nga të huajt për gjërat që ai vetë duhet të raportojë. Kraja shtoi se nuk mund të raportojnë cdo javë për çështjet, pasi ato janë nën hetim dhe shume prej tyre edhe sekret. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i pranishëm në të njëjtën tryezë ka përshëndetur fitoren e Macron duke e cilësuar si një hap shprese për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjatë aktivitetit të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Manja tha se fitorja e Macron sjell shpresë dhe është një proces që tregon se vëzhgimi ndaj vendit do të rritet dhe kërkesat do të ashpërsohen.

Pjesë nga fjala e Mazit:

Ky proces është si një maratonë. Duhet të jetë e qartë edhe se, përtej aspiratës së madhe dhe përfitimeve, që do të jenë dykahëshe, ka dhe detyrime. I referohem kritereve të Kopenhagës. Ato janë shtyllat bazë ku BE e mbështet procesin e anëtarësimit të vendeve kandidate, siç është Shqipëria. Kapitujt 23 dhe 24 mund të karakterizohen si lokomotiva të procesit të negociatave. Bazuar dhe në eksperiencën e fqinjëve, që e kanë filluar këtë proces para nesh, këto dy kapituj kanë qenë vendimtarë në hapjen e kapitujve të tjerë. Këto dy kapituj kanë ndikim horizontal, ato priten si rrathë koncentrikë, interferojnë me kapituj të tjerë. Në mënyrë figurative, në rast se nuk bëni mirë detyrat e shtëpisë këtu, të tjerët mbesin në klasë. Kriteri politik ka tjetër rëndësi thelbësore në procesin e anëtarësimit. Janë bërë përpjekje të qëndrueshme për prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe reformën në administratën publike. Këto përpjekje janë njohur dhe nga ana e Komisionit dhe vendeve anëtare. Reforma në Drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese të këtyre 30 viteve të fundit. Rezultatet e kësaj ndërmarrjeje madhore ndihen çdo ditë e më shumë. Reforma ka kontribuar në pastrimin e pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit. Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë ka rritur transparencën, llogaridhënien dhe, më e rëndësishmja, ka kontribuar në rritjen e cilësisë së dhënies së drejtësisë në vend. Situata ku ndodhemi sot nuk ka të bëjë më me realizimet apo mosrealizimet e vendit tonë. Për ne kapitulli i mosrealizimeve është i mbyllur. Situata aktuale, siç jeni në dijeni, lidhet vetëm me një mosmarrëveshje ndërmjet një vendi anëtar dhe një vendi kandidat. Vendi ynë po pëson dëm kolateral. Në dijeninë time, që ndjek çdo ditë situatën, të dyja palët janë duke zhvilluar bisedime intensive për sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe gjetjen e zgjidhjeve. Fokusi ynë sot është mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më parë, mundësisht brenda qershorit. Përgatitjet janë në fazë të avancuar. Teksa po hymë në një fazë tepër të rëndësishme të procesit, duhen pasur në konsideratë disa observacione. Së pari, koordinimi ndërinstitucional me Kryenegociatorin dhe Drejtorinë e BE-së në MEPJ është kyç. Kjo nënvizon nevojën që institucionet e drejtësisë që kontribuojnë në Kapitullin 23, të koordinohen me Koordinatorin për Kapitullin 23, znj. Pirdeni, Koordinatoren për Reformën në Administratën Publike, znj. Koçiu, dhe ato me Kryenegociatorin. Mbledhjet e GNPIE dhe Platformave të Partneritetit janë shtyllat kurrizore ku mbështetet procesi. Gjithëpërfshirja duhet të jetë mantra jonë. Aty ku acquis do ketë implementim më të gjerë, ata duhen ftuar në tavolinë. Mos harroni se rreth 70 % e acquis do të implementohet në nivel vendor. Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë për shkak edhe të rolit që ka në proces, është e detyruar të koordinojë një numër të lartë institucionesh. Një pjesë e mirë e tyre janë institucione të pavarura. Institucionet e pavarura duhet të jenë më prezentë në formatet e ndryshme të takimeve që kanë qëllim integrimin. Ata duhet të sigurojnë një koordinim institucional me MD të rregullt, për çdo hap, dhe në çdo kohë. Vonesat vetëm na pengojnë. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë, sfidues dhe i komplikuar. Me BE, si brenda ashtu edhe jashtë saj, duhet durim strategjik.

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ura e Shtrejt në njësinë administrative Postribë, Shkodër, ku...

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

Një rrjet ndërkombëtar trafiku droge u çmontua në Itali, duke çuar në kërkimin e dënimeve që kapin një total prej...

19:11 09/06/2025
Para
Sulmet ndaj policisë në Veri të Kosovës, reagon Berisha

Sulmet ndaj policisë në Veri të Kosovës, reagon Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles

19:53 09/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Vetëplagoset me armë gjahu, përfundon në spital 57-vjeçari në Shkodër

19:28 09/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

36 vjet burg për tre shqiptarë të përfshirë në trafik droge në Itali

19:11 09/06/2025
Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

Vazhdon paraburgimi për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit

18:54 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.