Integrimi/ Sekretari i PD-së: E kemi për detyrë të informojmë Holandën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Partisë Demokratike për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arben Kashahu, ka deklaruar  në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, se PD çon informacione në Parlamentin dhe Qeverinë e Holandës. Kashahu u shpreh se PD e ka detyrim kombëtar të informojë Bundestagun gjerman dhe qeverinë hollandeze.

“Shqipëria nuk ka asnjë armik në Bashkimin Europian apo në Botë, që të detyrojë BE që mos të integrojë një vend. Mazhoranca nuk mund të akuzojë PD se ka ndikuar në vonesat e procesit. Është një lajthitje kjo e mazhorancës.  Partia Popullore Evropiane është familja më e madhe politike në BE dhe kurrsesi PD nuk mund ta tërheqë nga hundët këtë organizatë. PD është një nga anëtaret më të përgjegjshme të kësaj organizate dhe shumë aktive. Ato janë si parti motra të PD dhe ne ndajmë shqetësimet tona më ata. Kurrsesi PD nuk ka forcën ta çojë Partinë Popullore Europiane në ndryshimin e mendimit ose qëndrimit që nuk ka bindje. Është familja më e madhe e vlerave në Europë. Por ne kemi detyrimin që ti informojmë ata në të gjitha format politike. Ne e kemi bërë edhe me shtetet europiane. Ne kemi patur detyrimin kombëtar të informonim Bundestagun gjerman, parlamentin hollandez, qeverinë hollandeze për të vërtetën në raport me Shqipërinë. Këto parlamente dhe qeveria nuk janë armike të Shqipërisë”, tha ai.

/TPZ.al/

Shpërndaje
Share.

Komento