Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratorët e dërgojnë Vjollca Hoxhën e TCH, në dyert e SPAK-ut

14:04 04/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Njëra nga aksioneret e “Top Channel”, pikërisht Vjollca Hoxha, e cila ka qenë administratorja e “Top Channel”-it gjatë kohës kur plasi skandali dhe afera e inceneratorëve, nga vitit 2019 dhe në vazhdim, është thirrur për t’u pyetur nga SPAK-u.

CNA ka mësuar nga burime zyrtare se një nga mediat, e cila është përfshirë në aferën e inceneratorëve, siç është “Top Channel”, është pjesë e dosjes së famshme të inceneratorëve, dosjes më të madhe korruptive të këtyre 30 viteve demokraci.

Burime nga ky institucion i thanë CNA-së se zonja Hoxha është thirrur javën e shkuar në SPAK për t’u pyetur për aferën e inceneratorëve, ortakëritë e saj me Stela Gugalljën, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Rezulton që zonja Vjollca Hoxha të ketë ortakëri me njerëzit e inceneratorëve në Bullgari, nëpërmjet kompanisë “EM Capital Group”, e cila në Tiranë bleu për 2.2 milionë dollarë “Lori Caffe”-në.

Kjo shumë e madhe parash, në fakt, nuk ishte një transaksion i vërtetë aksionesh për të marrë nën menaxhim një kompani kafeje, por ishin shuma të mëdha parash që iu dhanë Vjollca Hoxhës në momentin kur ajo kishte nevojë për të shlyer një detyrim tjetër në lidhje me aksionet e “Lori Caffe”, si dhe dasmën e njërës prej vajzave të saj.

Këto fakte provohen edhe nga veprimet e mëvonshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku kompania e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe bashkëshortes së ish-deputetit Ben Blushi, Eva Blushit, “EM Capital Group” i kthen 100% të aksioneve Vjollca Hoxhës pa marrë asnjë lek pas, thjesht dhe vetëm me justifikimin se nuk ishte shlyer e gjithë shuma e parave, argumenti është se ishte lënë një këst i fundit pa shlyer. 

Vjollca Hoxha, në SPAK

Vjollca Hoxha është thirrur javën e kaluar në SPAK rreth orës 15:30, pra shumë pak afër mbylljes së orarit zyrtar dhe është pyetur nga oficeri E. S.

Ajo ka qëndruar në SPAK për më shumë se dy orë, deri rreth orës 18:00, jashtë orarit zyrtar, ku është pyetur gjerësisht për transaksionin me “EM Capital Group”, gjithashtu edhe për një kompani tjetër, e cila ishte regjistruar në QKB midis Stela Gugalljës dhe Vjollca Hoxhës për të bërë të mundur kolaudimin e pompave të furnizimit të pikave të karburantit. (Lexo këtu)

SPAK-u ka mundur të sigurojë edhe dokumente të tjera pa letërporosive të çuara në institucione, por edhe nga jashtë, që kanë treguar lidhjet e forta dhe bashkëpunimin e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljës me “Top Channel”.

Gjithashtu janë gjetur edhe transaksione të tjera me vlerë miliona euro, për të cilat kompania monopoliste e inceneratorit të Tiranës ka paguar reklama apo publicitet në “Top Channel”.

Në fakt, edhe ky është një tjetër argument që ka lindur shumë dyshime pse një kompani monopoliste duhet ta reklamonte zhvillimin e një fushe plehrash, ndërsa nga ana tjetër, në të njëjtën kohë pas këtyre pagesave në “Top Channel” sulmoheshin në mënyrë mafioze dhe kriminale prokurorët e SPAK-ut, siç janë rastet e Klodian Brahos apo Ened Nakuçit. (Lexo këtu)

Dy prokurorët po hetonin dosjen korruptive të Elbasanit, për të cilën është dënuar Lefter Koka, Stela Gugallja, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe së fundmi është marrë nën akuzë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

CNA ka mësuar se SPAK-u po thellon hetimet në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të ketë edhe veprime konkrete./ Marrë nga CNA

Etiketa: Vjollca Hoxha

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para
Lirohet nga burgu Alda Klosi

Lirohet nga burgu Alda Klosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.