Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

11:42 15/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Shtrimi urgjent i Ilir Beqajt në spital ka ndezur sërish reflektorët mbi një nga figurat më të diskutuara të aferave korruptive të viteve të fundit. Sipas burimeve zyrtare, ish-ministri i Shëndetësisë ndodhet prej disa ditësh në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe infeksion në lëkurë. Por ajo që për shumë qytetarë dhe vëzhgues të zhvillimeve politike dhe gjyqësore është më e rëndësishme se diagnoza mjekësore, është diagnoza morale dhe politike: përse pikërisht tani?

Beqaj ka më shumë se një vit në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet për dosjen e famshme “SASPAC”, një histori e errët abuzimesh me fondet e huaja në sektorin e shëndetësisë. Ai përballet gjithashtu me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në çështjen e sterilizimit. Pra, kemi të bëjmë me një individ që e ka drejtuar sektorin më jetik të shtetit, dhe që sot akuzohet për grabitje sistematike të tij.

Nëse SPAK ka dosje të plota, përgjime, dëshmi dhe dokumente, përse ende nuk ka një vendim të prerë? Përse hetimet zvarriten me muaj e vite dhe përse masa e paraburgimit po i hap rrugë “shtrim-kurave” që shpesh përdoren si rrugëdalje nga drejtësia? Rasti i Beqajt është ilustrimi më i mirë i një drejtësie që punon me dy shpejtësi: kur bëhet fjalë për qytetarët e zakonshëm, drejtësia është e pamëshirshme; por kur bëhet fjalë për njerëzit e sistemit, gjithçka duket e negociueshme, përfshirë edhe sëmundjen.

Kujtojmë se në një nga bisedat e përgjuara nga SPAK, Beqaj komunikonte përmes telefonit të shoferit të tij për të shmangur përgjimet, diskutonte faturat që duhej të justifikoheshin dhe investime të dyshimta në restorante që fitonin tenderë shtetërorë. Në skemën e pastrimit të parave përmenden emra si Ermal Kurtulaj, person i afërt me Beqajn, dhe Gazmend Prenga, administrator i një restoranti ku dyshohet se kanalizoheshin paratë e pista. Dhe megjithatë, në vend që të flitet për një proces të përshpejtuar drejt drejtësisë, flitet për serum, antibiotikë dhe monitorime në QSUT.

Shtrimi i Beqajt nuk duket si rastësi, por pjesë e një strategjie. Ose ai është pranë një rrëfimi të madh, që do të trondiste themelet e aleancave politike dhe ekonomike që mbështesin ende qeverinë, ose ndodhemi përballë një tjetër skenar të njohur: të nxirret nga burgu për arsye “shëndetësore”, t’i jepet masa e arrestit shtëpiak dhe më pas të heshtë për gjithçka. Të mos përmendë më as shoferë, as faturime false, as restorante. As emra të mëdhenj.

Sepse në Shqipëri, ky është modeli që drejtësia ndjek në rastet më delikate: sa më afër je me pushtetin, aq më shumë të përkëdhel edhe kur akuzohesh për miliona euro të zhdukura. Një tjetër ish-ministër mund të dalë nga burgu jo me vendim gjykate, por me kartelë spitalore.

Edi Rama dikur qeshte me ironi: “S’ka hajdut 2 metra”. Sot, po ai njeri shikon nga larg si “kolonelët” e tij bien një nga një, duke tërhequr pas vetes të gjithë strukturën që i bëri dikur të paprekshëm… dhe hesht. Sepse me heshtjen e tij, drejtësia ndjehet e lirë të zvarrisë dosje, të shpikë justifikime, të bëjë kompromis me shëndetin për të shmangur përplasjen me të vërtetën.

A është Beqaj gati të flasë? Apo është thjesht një tjetër pjesë e planit për të mbuluar gjurmët? A është kjo një gjendje shëndetësore e vërtetë, apo një alarm i rremë për të shmangur arrestin final? Nuk ka asnjë dyshim se drejtësia në Shqipëri nuk e ka më luksin të heshtë.

Qytetarët nuk janë më naivë. Ata e shohin se si funksionon sistemi. Dhe kur shohin që edhe një i arrestuar për korrupsion milionash përfundon në QSUT e jo në një sallë gjyqi, e kuptojnë fare mirë se drejtësia nuk matet me metrin e së drejtës, por me metrin e pushtetit.

Etiketa: Ilir BeqajQSUT

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.