Idrizi dhe Dule, dy “armiqtë” bëhen bashkë në koalicionin e opozitës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkohen në koalicionin e PD-së dy partitë kundërshtare me njëra tjetrën, PBDNJ e minoritetit grek dhe PDIU e çamëve, megjithëse interesat e tyre janë të kundërta.

Por duke parë që opozita do të garojë me një listë të përbashkët, qarku i Vlorës mund të sjellë përplasje sërish mes këtyre dy partive, që historikisht kanë marrë deputetë në Vlorë.

Burime nga tryeza e negociatave të përfaqësuesve të PD-së me aleatët bëjnë me dije se i “sakrifikuari” mund të jetë Vnagjel Dule i PBDNJ-së, i cili mund të zhvendoset dhe të kandidojë në Korçë.

I pyetur në studion e “Top Talk”, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, ndërsa la të kuptohet se nuk do të ketë pretendime për qarkun se ku do të kandidojë.

PBDNJ u nda me Ramën në vitin 2015 dhe u afrua me të djathtën në vitin 2015. Pas dy viteve në koalicionin qeverisës, Dule dha dorëheqjen si zëvendës kryetar i parlamentit dhe divorci midis partisë së tij dhe maxhorancës u bë zyrtar pak më pas. Arsyeja e prishjes ishte ndarja e re territoriale.

Ndarja e Idrizit nga koalicioni me PS-në dhe bashkimi me Bashën ka ndodhur në zgjedhjet e 2017-s.

Deri më tani Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen me tre aleatë, Agron Dukën, Dashamir Shehin dhe Nard Ndokën, të cilëve u ka dhënë një vend të sigurtë në listën e Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento