Identifikohen dy shqiptarët që u vranë në Londër\ Policia kap autorët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pak ditë më parë u raportua për dy shqiptarë, të cilët janë gjetur të vrarë në Londër.

Së fundmi, policia ka bërë me dije identitetet e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasin shqiptar nga  Kosova, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.

Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree.

Të dy viktimat kanë ndërruar jetë, pasi janë qëlluar me thikë.

Po ashtu, autoritetet kanë identifikuar  autorët e vrasjeve.

Janë dy të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në polici pas ngjarjes.

Njëri është shqiptari B., Berisha, 42 vjeç, dhe tjetri një shtetas aziatik K., Tuwisana, 31 vjeç.

Scotland Yard ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje.

Shpërndaje
Share.

Komento