Ia “ngecin” bukën në fyt shqiptarit, Policia britanike e arreston brenda shtëpisë së tij, ja arsyeja
Një 63-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë britanike pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike të tipit kanabis. Banesa ku jetonte shqiptari në Sëansea të Uellsit ishte kthyer në një fermë për prodhimin e kanabisit. Mësohet se i arrestuari quhet Bajram Koleci dhe është arrestuar brenda në shtëpi teksa po hante bukë.
Vlera e bimëve narkotike të kultivuara nga Bajram Kleci sipas mediave vendase mund të kapte vlerën pothuajse 200 mijë paundve. Gjykata e Lartë në Sëansea dëgjoi nga prokurori se si Koleci kishte shndërruar banesën mbi Station Road në Port Talbot, që më parë kishte funksionuar si qebaptore dhe shërbente pula të skuqura, në një fermë kanabisi.
Oficerët, duke vepruar me inteligjencë hynë në godinë më 11 shkurt të këtij viti për të gjetur brenda në pronë shqiptarin dhe një burrë tjetër. Ata zbuluan gjithsej 686 bimë, nga të cilat një ekspert vlerësoi 457 prej tyre, sepse pjesa tjetër ishin në gjendje të keqe.
Ata gjithashtu gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë për ta udhëzuar për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B. Gjithashtu u gjetën dëshmi sesi shqiptari kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.
Pas arrestimit të tij, 63-vjeçari u tha oficerëve: “Jam detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam para borxh për të shlyer”. Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por “u kërcënua me armë dhe u fut me forcë brenda në shtëpinë e barit”.
Koleci u konstatua se nuk kishte një vendbanim të caktuar. Avokati i tij, Stephen Thomas tha: “Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t’u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullt. Ai ka punuar për ata më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje”.
Gjyqtari Paul Thomas e dënoi Kolecin me dy vjet e tetë muaj burg. Pas vendimit ai tha: “Ju jeni përfshirë në një operacion të sofistikuar me manovrimin në matësin e energjisë elektrike. Ju ishit pjesë përbërëse e ndërmarrjes kriminale siç tregohet nga mesazhet e celularit”.