Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Korçë.
Elvis Josifi, 30 vjeç, humbi jetën në punë.
Presa e betonieres u këput dhe e zuri poshtë, duke i marrë jetën.
Kantieri ku po punonte 30-vjeçari ndodhet tek terminali i autobuzëve.
Mësohet se gjithashtu ka mbetur i dëmtuar edhe një punëtor tjetër.
Ai është dërguar në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.