Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“I zura pritë se më ngacmonte me fjalë, zbardhet plagosja e 15-vjeçarit në Maliq

17:15 16/05/2025
Reading Time: 4 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes zonën e Maliqit, në Korçë, ku një përplasje mes dy adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen me thikë të një të mituri.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 13:40 në hyrje të fshatit Sheqeras, një 14-vjeçar i ka zënë pritë një 15-vjeçari, të cilin më pas e ka goditur me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spitalin e Korçës.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe ka deklaruar se shkak i sulmit ishin ngacmimet e vazhdueshme verbale që pretendon se merrte nga viktima.

Ai ka pranuar se kishte me vete një thikë të vogël, të cilën, sipas tij, e kishte marrë për vetëmbrojtje. Pas ngjarjes, thikën e kishte hedhur nga frika, por policia më pas e ka gjetur.

Familjarët e autorit kanë folur për mediat, duke dhënë versionin e tyre për dinamikën që çoi në konfliktin e dhunshëm.

Nëna e 14-vjeçarit, Çelnike Plaka, tha se nuk kishte dijeni për atë që po ndodhte dhe se djali i saj ishte ankuar shpesh se po bullizohej nga bashkëmoshatari.

“Nuk e dija se isha në shpi, sa dola te rruga ma thanë që është zënë. Mora vesh që është zënë me thikë, por për djalin nuk e di se si është tani. Ziheshin shumë me atë djalin, dilnin me shokët por ziheshin shumë, kishte shumë debate me atë djalin. Ai e tallte djalin.

Ai ka folur me familjen, por prapë janë zënë sot. Familja na ka thënë nuk do keni asnjë grindje, mos u shqetësoni. Ne njihemi si familje, thanë nuk do keni më shqetësime, por prapë u zunë sot.

Në mëngjes djali ishte në shkollë. Rreth orës 2 do ketë qenë kur erdhi. Unë nuk e pashë nëse mori gjë nga shtëpia, thjesht kur më thanë që është zënë me thika.

Ishte shumë i shqetësuar. Në atë moment erdhi dhe policia dhe thanë që duhet të gjejmë thikën. Nuk erdhi në shtëpi direkt pas konfliktit, erdhi më pas. Ishte te gjyshja, më pas erdhi tek unë në momentin që erdhi edhe policia. Në ato momente policia e mori në pyetje dhe e mori me vete, tha duhet të gjejmë edhe thikën. Ai tha se ishte një thikë e vogël, nuk më tha ku e kishte marrë. I tha policisë: ishte një thikë e vogël, e hodha se u frikësova.

Me shokët e klasës shkon mirë, me një që ka pasur debat e kanë zgjidhur. Në shkollë shkon rregullisht. Nuk kam mundur të flas me familjen e djalit. Do i thosha familjes së djalit të qetësoheshim dhe ta zgjidhnim këtë problem se janë fëmijë dhe do shkonin shumë gjëra më keq”, u shpreh Çelnike Plaka

Gjyshja e autorit, Arefije Kora, tregoi se nipi kishte ardhur në shtëpi duke qarë pas incidentit dhe i kishte rrëfyer se konflikti kishte përshkallëzuar pasi viktima e kishte shtrirë në tokë dhe më pas ndodhi goditja me thikë.

“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti, se unë djalin e kam në shtëpi më vete. Më tha: ‘Nëna, u zura me atë djalin që më tallte shumë’. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha: ‘Unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën. Ai më shtriu i pari në tokë, unë siç lëviza, e zuri thika’.

Nga këtu shkova te i ati, më doli gjyshja, i tregova, po thërriste ajo dhe ka të drejtë, nuk i zemërohem dot. Më tha: ‘Djalin e çuam në Korçë, o bëhet, o nuk bëhet’. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim të gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur. ‘Ne djalin e kemi në Korçë’, na tha, ‘por mos hajdeni se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë’. U kthyem, gjetëm policinë, i pyetëm, na thanë po kërkojmë thikën.

E tallnin shumë djalin, më shumë pa shkollë djali se me shkollë. Ca e tallnin andej, ca i thoshim: ‘Do shkosh në shkollë se s’bën’. Më tallnin, thoshte, po pse, nuk e di. Ju kam vajtur në shtëpi, nuk e di unë, e shkreta. Nuk janë shokë klase. Ne ankoheshim tek këta, djalin e tallte dhe vinte në shtëpi duke qarë. Ne familjarët na thonin: ‘Do i flasim djalit dhe do e zgjidhim’. Ju thosha: ‘Po na mbetet djali pa shkollë, djali është në klasë të shtatë’. I thoshim: ‘Shko te mësuesi, tako dhe drejtorin’.

Një thikë të vogël kishte, e gjeti policia, nga shtëpia do e ketë marrë. Thikë e shtëpisë ishte, një që qëronim mollë. Unë nuk e dija që ishin zënë, po bëja drekën kur erdhi ai duke qarë. Unë po i thoja: ‘Çfarë na bëre?’, ai u hutua më shumë. Shyqyr që është djali mirë, në radhë të parë për ata, por edhe për ne.

Ata e kanë në dorë. Mos zihen as me nusen, as me djalin, mos i dalin djalit përpara e t’i thonë: ‘Ç’më bëre djalit’. Këtë duam ne. Ne në shkollë nuk jemi ankuar, te prindërit e djalit kemi shkuar. Ky djali e tallte gjithmonë, për këtë ankohej.”

Të afërmit tregojnë se kishin bërë përpjekje për të zgjidhur problemet mes dy të miturve, madje kishin komunikuar edhe me prindërit e 15-vjeçarit, por tensionet nuk ishin qetësuar.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa adoleshenti autor i plagosjes pritet të përballet me akuzat për plagosje të rëndë me dashje.

Etiketa: korceplagosja

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para
Samiti në Tiranë/ Trump telefon liderët europianë, Zelensky zbardh bisedën mes tyre

Samiti në Tiranë/ Trump telefon liderët europianë, Zelensky zbardh bisedën mes tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.