I vunë pistoletën në kokë dhe i kërkuan 250 mijë euro, zbardhet dëshmia e maqedonasit që u mor peng në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e 23-vjeçarit maqedonas, Davor Velefski.

Ky i fundit ka qenë pranë gjykatës kur është marrë forcërisht nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha.

Përpara uniformave blu, maqedonasi ka thënë se autorët i vunë pistoletën në kokë dhe i kërkuan 250 mijë euro, shkruan “Balkanweb”.

Një patrullë e Shqiponjave ndërkohë mori sinjalizim, se brenda mjetit që po shkonte drejt Farkës ndodheshin dy persona të armatosur.

Policia u bëri me shenjë të ndalonin, por autorët nuk u bindën.

Njërin prej tyre efektivët e arrestuan në makinë, ndërsa tjetri u arratis në këmbë.

Brenda mjetit u gjet edhe 23-vjeçari, i cili i tregoi të gjithë ngjarjen policisë.

Të arrestuarit hodhën poshtë akuzat e pengmarrjes, ndërsa thanë se i kishin bërë presion 23-vjeçarit, për kthimin e një borxhi.

Skema u zbulua, kur i riu përmendi emrin e Subi Ethemit, i cili ishte ndërmjetësuesi mes familjes së 23-vjeçarit dhe dy autorëve, për kthimin e borxhit.

Ethemi ndërkohë u procedua penalisht për moskallëzim krimi.

Shpërndaje
Share.

Komento

WhatsApp chat