Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për grabitjen e një personi.
Sipas informacioneve zyrtare Eriseld Dane, është arrestuar në lagjen “Sheq i Vogël”, pasi i ka marrë portofolin dhe një sasi parash shtetasit me inicialet E.Ll. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë porotofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Mësohet se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i policisë:
I vodhi me dhunë porotofolin një shtetasi, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë porotofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.