Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

I riu i prekur nga COVID-19 jep mesazhin e fortë nga Infektivi: “Unë e fitova betejën, por njoha miq që e humbën!” (VIDEO)

17:00 25/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Erind Cara është njëri nga 72 të infektuarit e shtruar në Spitalin Infektiv, i cili ka qëndruar 10 ditë në terapi intensive, por fatmirësisht, tashmë gjendja e tij është e mirë, pasi në dy testet e fundit rezultoi se ishte negativ.

Kështu, ai ka ndarë një video në Facebook nga një prej ballkoneve të Infektivit, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh sensibilizues dhe shumë të fortë.

Erindi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ku janë që të qëndrojnë në shtëpi,teksa thekson se është më mirë të parandalosh se sa të kurosh.

Mes të tjerash ai pohon se ka njohur dhe të tjerë persona, që e humbën betejën, siç ishte shoku i tij i dhomës andaj bën thirrje për durim e kujdes.

Mes rreshtave,  i riu i ka dedikuar disa fjalë edhe heronjve të kësaj lufte, mjekëve të Infektivit, për të cilët është shprehur se janë në front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për të dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shumë i lartë.

MESAZHI I ERINDIT
CORONA VIRUS – COVID-19
Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!
Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19, mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë.
Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !
Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.
Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundësia, lodhja etj .
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, te bisedojme me njeri-tjetrin, t’u tregojme sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vllezërit, gjysherit, miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !
Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi! Qëndroni ne shtëpi !
Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë. Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri, qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme, kishte nje familje te mrekullueshme, nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin. Nje frymëmarrje të thellë thjesht kerkonte! Luftoi, luftoi deri ne frymën e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbremë ai u dorzua, nuk ia doli dot, la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI !
Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qendroni në shtepi, mendoni për familjarët tuaj, prinderit, gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !
Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19. Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qen aty per tu shërbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus, por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na ben gjë ne Virusi” se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndesishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne doren tënde, por te mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten” angazhimet, punet, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rendesishme.
Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar .
Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjer .
Ju Falenderoj pa mas për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira !
Faleminderit !
Ne qendrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyres, per ta kaluar sa me lehtë këtë situate të veshtirë!
Me Respekt
Erind Cara”

Të tjera

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën
Aktualitet

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit...

19:08 10/06/2026
Para

"Faturat e dritave dhe taksat do paguhen një për një. Kurseni se s'u bë deti kos!", Rama mbledh ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.