I sekuestruan 230 apartamente në 2015-ën/ Kush është Astrit Limani, shënjestra e radhës e OFL

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Astrit Nimani (Limani) dhe Edmond Sufja, janë dy subjektet e radhës në lupën e OFL.

Të dy lezhjanët janë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Astrit Limani, i njohur ndryshe si “Titi i Ukës”, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik të lëndëve narkotike.

Limani është arrestuar më 15 nëntor të 2013-ës në Serbi dhe më pas është ekstraduar në Itali.

Pas lirimit ai u kthye në Shqipëri dhe aktualisht është anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Në 2015-ën, gjykata vendosi nën sekuestro një pasuri prej 10 milion eurosh të Limanit, pjesë e së cilës ishin tre pallate me 230 apartamente dhe një hotel.

Njoftimi i policisë

OFL, 21 shkurt

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E.S. dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Shpërndaje
Share.

Komento