I quajti shqiptarët terroristë! Pasi Ramush Haradinaj shkarkoi nga detyra zv. ministren serbe, reagon Leonora Jakupi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme zëvendës ministrja e drejtësisë, Vesna Mikiq ka bërë një deklaratë e cila ka shkaktuar mjaft polemika në Kosovë, por jo vetëm.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj i cili e ka shkarkuar zv. ministren serbe.

Ajo gjatë fjalimit të saj i quajti shqiptarët terroristë: “Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO.”

Pasi dokumenti zyrtar i shkarkimit u bë publik nga deputetja Ganimete Musliu, këngëtarja Leonora Jakupi ka postuar dokumentin në fjalë në llogarinë e saj në Instagram, duke mbivendosur emoji duartrokitjeje, duke lënë kështu të nënkuptohet se është shumë dakord me vendimin e Haradinajt./iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento