I preu kokën fqinjit dy vite më parë/ Ish-komando drejt lirimit, familjarët e viktimës kërcënojnë me vetëgjyqësi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alban Voda është personi që i preu kokën fqinjit të tij, 66-vjeçarit Nesim Hoxha, më 5 mars të 2017-ës në fshatin Ujëmirë të Këlcyrës.

Familjarët e viktimës, akuzojnë gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit, Dritan Hasanin, se në bashkëpunim më Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, po tentojnë të lirojnë të arrestuarin, shkruan “Dosja.al”.

Vëllai i viktimës Shqyqyri Hoxha, deklaron i rrituar, se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.

Ai ka kërkuar që drejtësia të parandalojë këtë skandal, ose do të shkojë drejt vetëgjyqësisë.

“Zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor”, tha vëllai i viktimës.

Kujtojmë këtu se në mars të 2017-ës, Alban Voda goditi disa herë me thikë 66-vjeçarin.

Asokohe u cilësua, se vrasjen ish-komando i Afganistanit, e kreu nën efektin e lëndëve psikotrope.

I riu u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa deklaroi se fqinji kishte tentuar ta mbyste me një kokërr ulliri

Shpërndaje
Share.

Komento