I prenë fytin me thikë 23-vjeçarit, ja çfarë thanë në gjyq dy të rinjtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Sulaj të Fierit. Një 23-vjeçar tropojan u gjet i masakruar në kanal.

Një ditë pas ngjarjes, policia arriti të ndalonte edhe dy autorët e ngjarjes së rëndë, ku mbeti i pajetë Florian Selimi.

Sadri Selaci, 26 vjeç, dhe Kiri Mernicaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, dyshohet se kanë masakruar me thikë të riun me origjinë nga Tropoja pas një sherri të çastit.

Ata nuk e pranuan krimin e kryer, por Gjykata e Shkallës së Parë në Fier caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke i lënë të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Dy të rinjtë janë shprehur para Gjykatës se nuk kishin pasur fare dijeni për ngjarjen dhe se lajmin e kanë dëgjuar nga televizori.

26-vjeçari mësohet se ka një vëlla binjak dhe kjo pritet ta vështirësojë akoma më shumë çështjen për hetuesit. Sipas Prokurorisë, përveç provave, ka dhe dëshmi për praninë e të rinjve në vendin e ngjarjes.

Dy të rinjtë akuzohen, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me thikë bashkëfshatarin e tyre, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë pak minuta pas goditjes.

Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar.

Shpërndaje
Share.

Komento