I përfshirë në skandalin e “Duty Free”? Zv.ministri jep dorëheqjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elton Haxhi zëvendës ministër i Ekonomisë dhe Financave ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Haxhi u emërua në këtë post më tetor 2017 dhe ishte përgjegjës për sektorin e të ardhurave fiskale, kontabilitetin, auditimin, kontrollin financiar, etj.

Elton Haxhi

Haxhi ka deklaruar për Report Tv se është larguar nga posti sepse i ka mbaruar mandati.

I pyetur nëse shkak për largimin e tij është bërë skandali i ‘Duty Free’ ai është shprehur se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Kujtojmë se Haxhi ka firmosur më 16 gusht të vitit që lamë pas rinovimin e licencës së kompanisë “Albania Duty Free Distribution” për të vijuar aktivitetin në dyqanin pa taksa (Duty Free) në Rinas, ndërkohë që tenderin për këtë gjë e kishte fituar një kompani amerikane e quajtur “International Cruise Duty Free”.

Momentalisht kjo çështje është përfshirë në një ngërç ligjor, ku ka dyshime të forta për abuzime si nga ana e kompanive në fjalë, ashtu dhe nga ana e institucioneve.

Ndërkohë, vendimi nuk është zyrtarizuar ende pasi do votohet dhe në mbledhjen e qeverisë.

Kjo është dorëheqja e dytë nga ministria e Ekonomisë dhe Financave brenda një harku kohor prej 2 javësh, pasi më 29 janar u largua zëvendës ministri Erjon Luçi.

Shpërndaje
Share.

Komento